Me gjetë banesë / shtëpi

Shumica e njerëzve në Zvicër jetojnë në banesa me qira. Kërkimi i një banese nuk është gjithmonë e lehtë dhe qirat janë të larta.

Tregu i banimit

Shumica e banoreve dhe banorëve të Zvicrës jetojnë në banesa me qira. Meqë toka për ndërtim është e pakt, sidomos në komunat qendrore nuk ka shumë banesa të lira. Ҫmimet për qira janë shumë të larta. Nuk është e jashtëzakonshme që një e katërta e të ardhurave të jipet për qira. E vlen, të kërkohet një banesë jashtë qendrave. Edhe vendet e vogla zakonisht janë të lidhura mirë me komunikacion publik.

Me kërkue banesë / shtëpi

Ofertat për banesë i gjen njeriu në faqet e shumta të internetit. Edhe në gazetat lokale paraqiten konkurset e imobiljeve. Disa qiradhënës i shkruajnë banesat e tyre në vendin për shpallje në qendra tregëtare apo në vende të tjera (p.sh administrata komunale). Shumë banesa nuk shkruhen publikisht. E vlen që të pyesni te të afërmit dhe të njofshmit.

Aplikimi si qiramarrës

Kush interesohet për një banesë, merr zakonisht kontakt me qiradhënës apo me administratën përkatëse dhe bënë një termin për ta shikuar. Nëse njeriu don të aplikoj për banesë, duhet normalisht ta plotësoj një formular. Përveq kësaj kërkojnë shumica e qiradhënësve gjendjen e regjistërit për borxhie (Betreibungsregisterauszug | Extrait du registre des poursuites) dhe të ardhurat e përgjithëshme. Me këtë duhet të vërtetohet mundësia për pagesë. Gjendjen e merr njeriu te zyra përkatëse për mbledhjen e borxhit (Betreibungsamt | Office des poursuites). Meqë për një banesë ka zakonisht shumë aplikuese dhe aplikues, është e këshillueshme në të njëten kohë të aplikoni për banesa të ndryshme.

Me ble banesë / shtëpi

Të huajat dhe të huajt me leje vendqëndrim C munden në kantonin e Bernit pa kufizime të blejnë banesa apo shtëpia. Kjo vlen edhe për të gjithë shtetaset dhe shtetasit EU/EFTA- me leje qëndrimi B. Personat prej vendeve të tjera me leje qëndrimi B munden ta blejnë një banesë apo shtëpi, vetëm nëse pastaj aty banojnë vetë. Për personat me leje të të tjera (L, F) nuk është e mundshme me blerë banesa apo shtëpi. Njoftime të sakëta jep zyra për regjistrimin e parcelave (Grundbuchamt | Bureau du registre foncier).