Ndarja e mbeturinave / riciklim
Ndarja e mbeturinave, ndihmon në mbrojtjen e ambientit dhe në kursimin e parave. Për mbeturina të cilat ripërpunohen dhe ato që janë të dëmshme për mjedisin ka pika speciale grumbulluese apo grumbullim (letër, baterit, xhami, kartoni, mbeturinat e gjelbërta, alumini, metali, tekstili, vaji etj). Këto mbeturina nuk hidhen në mbeturinat shtëpiake. Ҫdo komunë e ka një plan sanimi të vetin (Entsorgungsplan | Plan de ramassage) apo një kalendar për mbeturina (Abfallkalendar | Calendrier des déchets), të cilin e merr njeriu kur lajmërohet në komunë. Aty shkruan cilat mbeturina njeriu kur dhe ku guxon t`i hudh. Është e ndaluar të digjen mbeturinat apo të shkarkohen në vendet të cilat nuk janë të parapara për grumbullim. Shishet e plastikës (PET-Flaschen | Bouteilles en PET) dhe paketime të tjera mundet njeriu gati te të gjitha shitoret t`i kthej gratis.