Taksat për radio- dhe televizor
Nëse njeriu e ka në banesë një aparat, që i zë programet e radios dhe televizorit (edhe kompjuteri me lidhje për internet) duhet njeriu të paguaj taksat për radio dhe televizor (Radio und Fernsehgebühren). Me këto taksa të bëra me ligj mbështeten programet e radiove dhe televizionet publike (SRG SSR) sie edhe radiot dhe televizionet private. Për marrjen e taksave është firma Serafe përgjegjëse. Personat që marrin shërbime shtesë nga shteti, mund të lirohen nga taksa.