Këshillimoret

Disa këshillimore japin përgjigjëje në pyetje të përgjithshme, disa janë të specializuara në tema të caktuara apo në fusha të ndryshme jetësore. Oferta është sipas rajonit të banimit e ndryshme. Zakonisht këshillimi i parë është falas, shpesh edhe këshillimet në vazhdim. Këshillimore të ndryshme ofrojnë këshilla edhe në gjuhë të huaja.

Këshillimoret e përgjithëshme

Zyrat rajonale kontaktuese (AI) (Ansprechstellen Integration | antennes d'intégration) janë këshillimore qendrore për emigrante dhe emigrantë. Punëtorët ju përgjigjen pyetjeve të përgjithshme për gjithë përditshmërin në Zvicër dhe ndihmojnë, t`i gjeni këshillimoret e specializuara. Përveç kësaj i këshillojnë personat për gjetjen e përshtatshme të kurseve të gjuhës gjermane dhe frënge dhe ofertat për integrim. Sipas marrëveshjes janë këshillimet (në telefon apo personalisht) në shumë gjuhë të mundshme. Njeriu mundet me shkue edhe spontanisht me i marr informacionet e para dhe nëse është e nevojshme me e caktuar një termin. Njoftimet dhe këshillimet janë falas. Ka edhe këshillimore të përgjithshme, që këshillimet i ofrojnë në një gjuhë të huaj të caktuar apo janë përgjegjëse për një rajon banimi. Në komunën ku banoni apo në zyrën rajonale kontaktuese për integrim (Ansprechsellen Integration | antennes d'intégration) mundet njeriu të njoftohet për këto këshillimore. Po ashtu edhe shoqatat e emigrantëve janë një vend i mirë, me i marr informacionet e para në gjuhën e vet.

Administrata e komunës / administrata e qytetit

Në shumë situata është administrata e vendbanimit (Gemeindeverwaltung | administration communale, Stadtverwaltung | administration municipale) një adresë e parë kontaktuese e mirë. Punëtorët munden shpesh direkt të japin përgjigjëje apo përndryshe e propozojnë një këshillimore të përshtatshme. Të gjitha komunat në kantonin e Bernit kanë një faqe të veten në internet. Aty gjen njeriu të dhënat për kontakt, orarin e punës dhe informacione të tjera, pjesërisht edhe listat me këshillimore- dhe ofertat integruese në rajon.

Këshillimoret e specializuara

Në kantonin e Bernit ka ofertë të gjerë të këshillimoreve të cilat janë të specializuara në tema të caktuara apo në një fushë të caktuar jetësore. Këtu bëjnë pjesë p.sh: mosha, puna, leje qëndrimi, arsimimi, bashkëshortësia/divorcimi, edukimi, familja, financat, (borxhet/buxheti), shëndeti, dhuna shtëpiake, integrimi, problemet psiqike, përkujdesja për foshnje, shtatzënësia, seksualiteti, vesi, pyetje sociale. Oferta sipas vendbanimit është e ndryshme. Nëse në një rajon nuk ofrohet një ofertë, ka zakonisht një këshillimore qendrore në Bern, Thun apo Biel. Këshillimet e para zakonisht janë falas. Të dhënat për kontakt prej disa këshillimoreve në disa fusha të veçanta mund të gjinden nën hallo-bern.ch. Njeriu mundet edhe në zyrat rajonale kontaktuese për integrim (AI) (Ansprechstellen Integration | antennes d'intégration) apo në komunën ku banoni të drejtohet dhe të pyes për këshillimoret e përshtatshme. Kush nuk flet ende mirë gjermanisht apo frëngjisht, do të duhej para shkuarjes në këshillimore të informohet mbi mundësit për përkthim. Mundet me qenë që këshillimet ofrohen në gjuhë të tjera, që këshillimoret e organizojnë një përkthyese apo përkthyese, apo njeriu lutet që ta sjell vet dikend.

Këshillim falas për drejtësi

Me detyrë nga kantoni i Bernit drejton shoqata e avokatëve të Bernit (Bernischer Anwaltsverband / BAV | Association des avocats bernois / AAB) këshillimore për drejtësi. Këto këshillojnë të gjitha banoret dhe banorët e Bernit falas për pyetjet për drejtësi (këshillime të shkurtëra). Në distancë të rregullt kohore zhvillohen biseda apo bëhet më parë një termin. Të dhënat dhe informacionet i gjen njeriu në internet apo njeriu pyet në komunen ku banon. Nuk jipen përgjigjëje përmes telefonit apo me shkrim, njeriu duhet të shkoj personalisht. Më tej ofrojnë edhe vende tjera një këshillim për drejtësi zakonisht falas, për tema në fusha të ndryshme (puna, banimi, bashkëshortësia/familja), p.sh. sindikatat. Nëse këshillimi kërkon shumë kohë sipas rregullit ka shpenzime. Te këshillimorja për djejtësi të Bernit për njerëzit me vështërsi financiare (RBS) dhe në qendrën soziale protestante (CPS, rajoni Berner Jura) eksiston po ashtu mundësia që të këshillohesh, përfaqësohesh juridikisht kompetent dhe falas. RBS ofron në të kundërten e CSP posaҫërisht këshillime në fushat, të drejtën për azil, sigurime soziale si dhe mbrojtjen kundër diskriminimit. Vendet rajonale kontaktuese për integrim (AI) (Ansprechstellen Integration | antennes d’intégration) informojnë për vende të ndryshme kontaktuese, disa tema janë në fusha të veҫanta të futura në hallo-bern.ch.

Diskriminimi racor

Me detyrë nga kantoni i Bernit ofrojnë dy këshillimore për banoret dhe banorët e Bernit këshillime në besim dhe falas. Viktimat e diskriminimit racor marrin nga këshillimorja për drejtësi në Bern, për njerëzit në vështërsi, këshillim juridik dhe te gggfon (s` bashku kundër dhunës dhe racizmit) një këshillim social individual me mundësi intervenimi në konflikt, mediacion dhe ndërmjetsim.

Këshillimoret për gra

Në Bern ka shumë zyra kontaktuese për gra. Ato ofrojnë njohuri për tema të ndryshme, si dhe këshillojnë te pytjet personale që keni dhe mbi të drejtat e juaja. Sipas këshillimores mbulohen tema të ndryshme. Këshillimoret informojnë për bashkëshortësin, konkubinatin, ndarjen, divorcin, të drejtën për përkujdesje, bugjetin, pensionin, të drejtën për të huaj, lehonia, e drejta e punës, e drejta e qirasë si dhe të drejtat e përgjithshme të kontratave dhe dënimeve.