Numrat e përgjithshëm emergjent: 112
Me këtë numër e arrin njeriu qendren emergjente të policisë. Sipas llojit të emergjencës informon policia edhe vendet tjera si (p.sh. zjarrëfikësit).
Numrat emergjent janë çdo ditë 24 orë hapur. Numrat e shkurt (3 shifra) janë çdo herë falas. Për numrat e tjerë paguan njeriu sipas rregullit tarifen normale për telefon.
Me këtë numër e arrin njeriu qendren emergjente të policisë. Sipas llojit të emergjencës informon policia edhe vendet tjera si (p.sh. zjarrëfikësit).
Me këtë numër e arrin njeriu qendren për thirrje emergjente në polici.
Me këtë numër e arrin njeriu qendren e veprimit të zjarrëfiksëve
Me këtë numër arrin njeriu qendren e veprimit të shërbimit të shpëtimit. Numri 144 duhet të thirret vetëm kur njeriut i nevojitet menjëherë ndihmë dhe nevojitet transport me ndihmë të shpejt, ose kur njeriu nuk din ta vlerësoj situatën (p.sh. pas një aksidenti). Te problemet e tjera medicinale njeriu e kontakton s`pari një mjek familjar / një mjeke familjare. Jashtë orarit të punës kanë disa mjek familjar shërbim për emergjenca. Se kush në shërbim në emergjencë, e kupton njeriu përmes mesazhit në telefon të mjekut familjar apo në shtypin rajonal. Njeriu mundet me thirr edhe në numrin kantonal për emergjencë 0900 576 747 (kujdes: me pagesë 1.98 për minut). Aty merr njeriu këshilla mjekësore dhe drejtohet në vendin e duhur (mjek, spital). Është e mundshme, vetë të kërkoni një stacion emergjent (Spital / emergjencë).
Ka barnatore rajonale për emergjencë, te të cilar njeriu mund të marr barëra edhe pas orarit të rregullt. Këto barnatore e rrisin pagesën për raste emergjente (rast emergjent-përkatësisht shërbimi). Shërbimet në barnatoret emergjente zakonisht duhet menjëherë dhe me para të gatshme të paguhen.
Te aksidentit e dhëmbëve, apo dhimbjet e dhëmbit, janë mjekët e dhëmbëve për emergjencë jashtë orarit të punës të rregullt në shërbim. Te trajtimet nga ora 20.00 dhe 07.00 kushtonë më shumë. Njeriu mund të informohet për shumën e saktë përmes thirrjes. Shërbimi zakonisht paguhet me para në dorë.
Nëse njeriu gëlltit diçka helmuese apo supozon që ka gëlltit diçka helmuese, ju ndihmojnë mjekët dhe specialistët në këtë numër. Ata ju sqarojnë çka duhet të bëni te një helmim. Te gjendja e rrezikshme për jetë duhet njeriu menjëherë ta thërras numrin 144. Në faqen e internetit gjeni informacone të shumta për temën helmi/helmimi.
"Telefoni 143" (Dora e Zgjatur, Dargebotene Hand) është për persona të cilët dëshirojnë të flasin për problemet e tyre pa marr parasysh për llojin e problemit (në gjermanisht, frëngjisht, italisht). Njeriu mund të thërras edhe në situata krizash mirëpo edhe te të gjitha vështërsit dhe brengat tjera. Biseda është në besim dhe anonime. Sipas dëshirës merr njeriu informacione edhe për oferta të tjera që ofrojnë ndihmë të përshtatshëme. Kontakti është edhe përmes e-mailt apo Chat-it i mundshëm.
"Telefoni 147" është për fëmijë dhe të rinjë, të cilët dëshirojnë me dikë të flasin për problemet e tyre të çfarë do lloji qofshin (në gjermanisht, frëngjisht, italisht). Njeriu mundet të thërras në situata krize, mirëpo edhe te të gjitha vështërsit e tjera. Një person i specializuar është 24 orë në dispozicion. Biseda është në besim dhe anonime. Kontakti është i mundëshm edhe me Mail, SMS; apo Chat.
Thirrja emergjente për prindër (Elternnotruf | Urgence Parents) këshillojnë specialistët prindërit apo personat e tjerë në lidhje me pyetjet për edukim. Ata ndihmojnë, kur njeriu është i brengosur apo i mbingarkuar për fëmijun e tij apo një fëmijë tjetër. Njeriu mundet me u drejtue në thirrjen emergjente për prindër, edhe kur njeriu frikohet, që fëmiju i tij apo një tjetër fëmijë është viktimë, i keqtrajtuar psiqikisht/fizikisht. Biseda është në besim dhe sipas dëshirës anonime. Kontakti me Mail është i mundshm. Te pyetjet medicinale kjo thirrje nuk mundet të ndihmoj.
Shtëpit e grave (Frauenhaus | Maison des femmes) në Bern, Biel dhe Thun ofrojnë përgjatë 24 orëve këshilla dhe mbështetje grave të cilat janë të prekura nga dhuna shtëpiake. Edhe të afërmit dhe njerëzit specialist munden me u drejtue te këto shtëpi. Biseda është në besim dhe sipas dëshirës anonime. Marrja e kontaktit është edhe përmes E-Mailit e mundshme. Informacione të hollësishme për temën dhuna shtëpiake, edhe për burrat e prekur nga dhuna, të dhënat për kontakte të mëtejme dhe këshillimore të tjera i gjeni në kapitulin Marrëdhënie partnerësh dhe fëmijët > konfliktet.