Gjuhët zyrtare
Zvicra ka katër gjuhë zyrtare: gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe retroromanisht. Në kantonin e Bernit ka dy gjuhë zyrtare.
Prej banoreve dhe banorëve që nuk e flasin gjuhën gjermane apo frënge, pritet në kantonin e Bernit, që ta mësojnë gjuhën gjermane apo frënge. Njohurit e gjuhës janë parakushti kryesor, për integrim në shoqëri dhe tregun e punës.
Zvicra ka katër gjuhë zyrtare: gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe retroromanisht. Në kantonin e Bernit ka dy gjuhë zyrtare.
Gjuhën gjermane në Zvicër e dallon njeriu gjuhën letrare gjermane (Hochdeutsch | l'allemand standard) dhe gjermanishten zvicerane (Schweizerdeutsch | le suisse allemand). Në shkollë dhe pjesërisht edhe radio dhe televizion flitet gjuha letrare gjermane. Po ashtu shkruhet në gjuhën letrare gjermane. Në përditshmëri flet njeriu gjermanishtën zvicerane. Kjo ka të bëjë me një dialekt të gjermanëve, që edhe për personat me njohuri të mira të gjuhës gjermane, nuk është gjithnjë lehtë të kuptohet. Nuk pritet, që të huajat dhe të huajt të flasin gjuhën gjermane zvicerane, mirëpo që pas një kohe në një masë të kuptohet. Njeriu mundet t`i lus zviceranet dhe zvicranët të flasin gjuhën letrare gjermane.
Preferohet, që fëmijët me gjuhë tjetër sa më herët që është e mundshme të bien në kontakt me fëmijë që flasin gjuhën gjermane apo frënge. Për këtë janë ideale grupet për lojë apo oferta speciale për prindër dhe fëmijë. Prindërit munden fëmijët e tyre t`i mbështesin edhe në atë që të flasin shumë me ta, t`i dëgjojnë dhe tu tregojnë përralla. Ata duhet ta bëjnë këtë në gjuhë që e zotrojnë më s`miri.
Nuk mund të pritet, që dikush direkt pas ardhjes të kuptoj dhe të flas mirë gjermanisht apo frëngjisht. Mirëpo ka situata, në të cilat njeriu duhet të kuptohet. Shumë të ardhur të rinjë i lusin të afërmit apo të njohurit për të përkthyer. Në biseda të komplikuara, personale dhe të besueshme dëshiron njeriu ndoshta ta ketë një përkthyese apo përkthyes profesional. Përkthyeset dhe përkthyesit ndërkulturor janë të specializuar, dhe kanë konsideratë gjatë përkthimit për të veçantat kulturore. Te të kuptuarit dhe të shkruarit të letrave dhe në plotësimin të formularëve, ofrojnë ndihmë shërbime të ndryshme për shkresa (Schreibdienst | le service de correspondance) në kantonin e Bernit.
Shërbimi i përkthyesve Comprendi / Shërbimi i përkthyesve ndërkulturor
"se comprendre"/ shërbimi i përkthyesve ndërkulturor
interunido/të dhënat për shërbimin e përkthyesve ndërkulturor
Berner Generationen Haus / Shërbimi për shkresa qyteti Bern (DE)
benevol /Shërbimi për shkresa Biel (DE | FR)