Parimet themelore më të rëndësishme
Të gjitha banoret dhe banorët në Zvicër duhet t`i përmbahen kushtetutes shtetërore (p.sh. barazia burr/grua) dhe t`iu përmbahen ligjeve ekzistuese. Pëveç kësaj pritet, që ekonomikisht njeriu të përkujdeset vetë për vetën, derisa është e mundshme. Prej të huajave dhe të huajve kërkohet, që sa më shpejt që të jetë e mundshme ta mësojnë gjuhën e vendbanimit. Mirëpo integrimi mund të bëhet vetëm nëse të dy palët japin kontribut. Për këtë pritet prej popullatës vendore hapje kundrejt të huajave dhe të huajve.