Me mësue gjermanisht ose frëngjisht

Me mësue saktë gjermanisht apo frëngjisht, preferohet shkuarja në një kurs të gjuhës. Oferta për kurse në kantonin e Bernit është e gjerë dhe e orientuar për situata të ndryshme jetësore.

Ofertat

Shumë ofertues udhëheqin në kantonin e Bernit kurse të gjuhës për grupe të ndryshme. Disa ofertues janë ndërmarrje komerciale, tjerët janë me interes të përgjithshëm apo instuticione shtetërore. Kush nuk e zotëron alfabetin latin apo ka vështërsi me shkrim e lexim, mundet me e vizitue një kurs për me e mësue alfabetin (Alphabetisierungskurs | Cours d'alphabétisation). Para se me e bërë një kurs të gjuhës njeriu duhet të informohet për llojet e ndryshme të kurseve dhe shpenzimet. Për nënat me fëmijët e tyre ka në shumë komuna kurse speciale, që i mbështesin në aspektin gjuhësor si nënat po ashtu edhe fëmijët (MuKi-Deutsch | Cours de français mère-enfant). Zyra kontaktuese rajonale për Integrim (AI) (Ansprechstellen Integration | antennes d'intégration) apo komuna ku banoni informojnë për ofertat.

Nivelet gjuhësore

Si masë e matjes të njohurive gjuhësore në gjermanisht dhe frëngjisht shërben shpesh "Kornizë referimi e përbashkët evropiane" (GER). Gjashtë nivelet të ndërtuara të gjuhës janë prej nisjes A1 (nisja) deri C2 (njohuri të shkëlqyeshme). Shumica e kurseve të gjuhëve janë të orientuara në të gjitha këto nivele. Niveli A1 dhe A2 përputhen me njohurit bazë të gjuhës gjermane apo frënge. Kush pretendon të arsimohet në një profesion, duhet në shumicën e rasteve ta zotëroj nivelin B1 apo B2. Niveli C1 dhe C2 , janë parakusht për studime në universitet.

Njohurit gjuhësore

Gjuhëfolësit e huaj të ardhur duhet për nënshtetësi, për zgjatjen e leje qëndrimit- apo për qëndrim në Zvicër si dhe për ta sjell familjen të kenë njohuri në një nga gjuhët vendore.

Finanzimi

Kurset e gjuhëve zakonisht duhet të paguhen vet. Ҫmimet janë të ndryshme dhe e vlen të krahasohen ofertat (çmimi për një njësi mësimore). Disa kurse mbështeten financiarisht prej kantonit të Bernit apo komunave dhe për pjesëmarrësit janë më lirë.