Ofertat për integrim

Integrimi bëhet para s`gjithash në shkollë dhe punë. Për personat, që (ende) nuk kanë çasje në këto fusha, ka oferta të ndryshme për integrim.

Ofertat specifike

Ka oferta specifike të shumta për të huajat dhe të huajt, të cilat ndihmojnë me u ambientuar në shoqërin zvicerane dhe me ndërlidhë kontakte. Ka ndër të tjera biseda në rreth, oferta për kohë të lirë, referate dhe kurse. Zyra kontaktuese për Integrim (AI) (Ansprechstellen Integration | antennes d'intégration) apo komuna ku banoni informojnë për ofertat. Shumë komuna e organizojnë një takim, për me i përshëndet banoret dhe banorët e rinj-një mundësi e mirë, për ta krijuar një pamje të përgjithshme.

Shoqatat

Shumë banore dhe banorë të kantonit të Bernit janë anëtarë në një shoqatë (Verein | Association). Ka shumë shoqata për interesa të ndryshme. Edhe në komuna të vogla ekzistojnë shoqata për sport-, kulturë dhe të tjera. Ato ofrojnë mundësi ideale për me ra në kontakt me njerëzit e tjerë. Shumica e shoqatave janë për të gjithë personat të hapura. Informacione për shoqata, gjinden edhe në faqet e internetit të komunave.

Ofertat për të rinjë

Për të rinjët ka në kantonin e Bernit shumë oferta specifike, për ta kaluar kohën e lirë dhe me njoftë bashkëmoshatar. Në shumë komuna ka pikëtakime dhe oferta të ndryshme për ta kaluar kohën e lirë. Të rinjë janë nën përkujdesje, munden me i sjell idetët dhe me i zbatue projektet e tyre (Jugendarbeit | Animation de jeunesse ). Ofertat janë zakonisht falas. Shoqatat për të rinjë e ofrojnë mundësin, që s`bashku me bashkëmoshatar të ndërmarrin aktivitete dhe të ushtrojnë sport në natyrë. Bartës të ofertave janë shoqatat, komunat apo kishat e vendit. Ofertat janë të hapura për të gjithë të rinjët. Komuna jep njoftime të tjera.