Feja

Zvicra është tradicionalisht një vend i krishterë. Mirëpo sot jetojnë shumë njerzë të tjerë në Zvicër që kanë fe të tjera. Një pjesë e madhe e popullit zviceran nuk është në asnjë shoqëri fetare. Liria fetare është e garantuar dhe shkollat e shtetit janë kundrejt fesë neutrale.

Feja dhe shteti

Zvicra është tradicionalisht e karakterizuar me fenë e krishterë. Qëndron në përgjegjësin e kantoneve, që t`i përcaktojnë marrëdhëniet e fesë me shtet. Në shumicën e kantoneve gjermanozviceran, si dhe në kantonin e Bernit, shoqëria fetare e krishterë është e pranuar si instuticion publik-juridik (Kishat shtetërore, Landeskirchen | églises nationales). Kjo do të thotë, që shteti atyre ju bart disa të drejta. Konkretisht munden kishat p.sh. prej pjestarëve të tyre të marrin tatim. Në kantonin e Bernit janë kishat römisch-katolike , ajo e reformuar dhe kishat kristkatolike si kisha shteti. Komunat jude në Bern dhe Biel më 1997 janë pranuar zyrtarisht.

Shoqërit fetare në kantonin e Bernit

Pranë shoqërive fetare (kishave shtetërore) zyrtarisht të pranuara ka në kantonin e Bernit edhe shoqëri tjera të shumta fetare me besime të ndryshme. Shumica e banoreve dhe banorëve të Bernit i takojnë besimit të krishterë. Në vitet e fundit është rrit edhe numri i muslimanëve. Gati një e katërta e banoreve dhe banorëve deklarohen se nuk i përkasin asnjë drejtimi fetar.

Liria fetare

Kushtetuta e Zvicrës garanton lirinë fetare. Secili ka të drejtë, ta ketë një besim fetar, këtë besim ta shpreh dhe ta përhap. Askush nuk mund të detyrohet, të hyj në një shoqëri fetare apo të marr pjesë në veprimet e tyre. Personat mund të mblidhen për me festue ritualet fetare. Askush nuk guxon të diskriminohet për shkak të fesë apo besimit të tij.

Feja dhe shkolla

Shkolla e detyruar është për nga feja neutrale. Kjo nuk do të thotë, që temat religjioze nuk kanë vend në mësim. Dallimi bëhet në mes dy llojeve të mësimit për religjionin. Mësimi për fenë i kishave shtetërore dhe mësimi shkollor për besimin "Etika, religjioni dhe shoqëria". Në këtë lëndë tematizohen pyetjet fetare dhe etike që u përkojnë tërë njerëzve. Pjesëmarrja në mësimin rrëfyes fetar në kishat shtetërore është vullnetare. Për fëmijët me besim tjetër ofrojnë shoqërit fetare pjesërisht mundësi për mësim fetar jashtë shkollës.
.