Portret i shkurt

Kantoni i Bernit është njëri prej 26 kantoneve (shtet anëtarë) në Zvicër. Sipas numrit të banorëve është kantoni i dytë më i madh. Tipike për kantonin e Bernit është funksioni i tij urëlidhës në mes pjesëve të vendit me gjuhë gjermane dhe gjuhë frënge.

Numrat dhe faktet

Kantoni i Bernit ka një milion banore dhe banorë, prej tyre janë gati 16 përqind shtetas të huaj. Sipërfaqja gati 6000 km² e kantonit përbëhet prej 346 komunave me banorë. (Gemeinden | Communes) dhe dhjetë rretheve administrative. Kryeqyteti është Berni. Gjuha zyrtare është gjermanishtja dhe frëngjishtja. Dy gjuhësia është diҫka e veҫantë, prandaj ҫmohet shumë.

Historia

Kantoni i Bernit e ka historinë mbi 800 vjet të vjetër. Qyteti i Bernit është themeluar më 1191. Qyteti u zgjerua pastaj shpejt. Më 1798 qyteti i vjetër i Bernit u pushtua nga revolucionarët e ushtrisë franceze. Prej 1831 filloi të zhvillohet demokracia. S` pari herë kishte drejtësi njëzëri me përpilimin e kushtetutës të re. Më 1848 u bë Beni kryeqytet i Zvicrës. Më 1979 kantoni Jura u formua me tri rajone dhe u nda nga kantoni i Bernit.

Rite dhe tradita

Në rajonet e ndryshme dhe komuna të kantonit ka tradita dhe rite të ndryshme. Një "unitet" për rite në kantonin e Bernit nuk ekziston. Në Emmental feston njeriu festa tjera e jo si në Berner Oberland, edhe këtu ka rite të tjera që dallojnë nga Berner Jura apo Mittelland. Secili rajon ka veҫantit e veta. Kantoni i Bernit e mbanë një listë me tradicione që mbahen ende në jetë. Për këtë ka një makinë kërkuese speciale.