Konfliktet

Te konfliktet në partneritet apo familje ndihmojnë qendra të ndryshme këshilluese. Dhuna në familje apo bashkëshortësi është e ndaluar.

Konfliktet në marrdhënie të partnerëve

Kur te partnerët vie deri te konfliktet, munden partnerët të marrin ndihmë profesionale (Eheberatung | consultation conjugale). Këshillimoret speciale ju ndihmojnë ju, të gjeni zgjidhje. Bisedat e para janë zakonisht falas apo më lirë. Në çdo rajon ka për këtë një këshillimore përgjegjëse.

Konfliktet në familje

Në familjet me fëmijë mundet nganjëherë me ardhë në situata të vështira, të cilat për prindër e fëmijë munden me qenë të besdizshme. Në çdo rast është e këshillueshme, që prindërit të kërkojnë ndihmë, kur nuk din më si t`ia bëjnë tutje. Te këshillimoret për familje (Familienberatungsstelle|service de consultation familiale) mundet njeriu personalisht të këshillohet. Në thirrjen emergjente për prindër (Elternnotruf) këshillojnë njerëzit specialist në telefon apo me e-mail, gjatë pyetjeve për edukim apo kur keni brenga për fëmijun tuaj (telefoni 0848 35 45 55 ( tarifa me telefon të shtëpisë www.elternnotruf.ch). Fëmijët dhe të rinjët munden përmes telefonit, e-mail, sms apo chat në thirrjen emergjente për fëmijë (Kindernotruf) të thërrasin (telefoni 147 (falas), www.147.ch).

Dhuna shtëpiake

Dhuna në familje është një delikt zyrtar. Kush ushtron dhunë, e bënë veten të dënueshëm- pavarësisht nga pesha e dhunës. Nuk ka rëndësi, a ushtrohet dhunë kundrejt partnerës, partnerit në martesë, apo në fëmijë. Zyrtarët duhet të bëhen aktiv, kur kuptojnë për dhunë në familje. Për viktima të dhunës ka oferta me besim mbështetëse falas. Në banime speciale (Frauenhaus / Väterhaus | Maison d`accueil) munden gratë apo burrat s`bashku me fëmijët e tyre përkohësisht të kërkojnë mbrojtje. Në tri shtëpitë e grave (rajoni Bern, Biel dhe Thun) mundet njeriu përgjatë 24 orëve të telefonoj (lidhja e hapur AppElle!: 031 533 03 03). Këshilltaret ju ndihmojnë në raste të vështira me besim dhe falas. Ato ju ofrojnë mbrojtje dhe vend për banim. Fëmijët dhe të rinjët munden në thirrje emergjente për fëmijë (Kindernotruf) të thërrasin (telefoni 147 (falas), www.147.ch). Kush ndihet i kërcënuar nga një antarë i familjes, duhet ta thërras policinë (telefoni 117). Këta munden që një person, që ushtron dhunë apo kërcënohet të ushtroj dhunë, për një kohë të gjatë ta largoj prej banese apo shtëpie.