Kujdestaria e fëmijëve
Që me mund pas lindjes, nënat dhe babat përsëri të punojnë, kantoni i Bernit i mbështetë ofertat për kujdestari të fëmijëve. Ka oferta të ndryshme, p.sh. ҫerdhet dhe kopshtet për fëmijë, prindër për përkujdesje ditore apo shkollë ditore. Shumica janë me para. Kush merr letra me vlerë për përkujdesje (betreuungsgutscheine| bons de garde), duhet të paguaj më pak.
Qëndrim ditor për fëmijë
Në çerdhët për fëmijë (Kindertagesstätten |garderies) fëmijët kanë tërë ditën kujdestari. Shumica e ofertave janë për fëmijë 3 muajsh deri në moshën shkollore. Disa çerdhe për qëndrim ditor të fëmijëve ofrojnë kujdestari për fëmijë shkollor (para dhe pas shkollës edhe përgjatë drekës). Meqë listat e pritjes të shumtën janë të gjata, duhet prindërit fëmijën e tyre ta paraqesin shumë herët. Shpenzimet janë të ndryshme në çerdhet ditore të fëmijëve. Shumë komuna e paguajnë një pjesë të ҫmimit të përgjithshëm: Ata ju japin prindërve letra me vlerë për përkujdesje. Nevoja për këtë duhet të mund të vërtetohet. Vendet e qëndrimit ditor të fëmijëve apo komuna e banimit informojnë për mundësit e paraqitjës dhe shpenzimet.
Grupet për lojë
Shumë fëmijë vizitojnë para hyrjes në shkollë një grup për lojë (Spielgruppe|Groupe de jeu). Aty takohen fëmijët prej përafërsisht 3 vjeҫ pa prindërit e tyre, për me luajt me krijuar etj. me kujdestare të shkolluara. Vizita në grupet e lojës është vullnetare. Për fëmijë që nuk flasin në shtëpi gjermanisht, është grupi për lojë një mundësi me ardhë në kontakt me gjuhën gjermane. Kjo e lehtëson hyrjen në shkollë. Shpenzimet janë të ndryshme dhe pjesërisht i bartë vendbanimi komunal. Grupe për lojë ka në shumë komuna, komuna banuese jep informacione të tjera.
Struktura ditore / dreka
Pjesërisht ofrojnë shkollat kujdestari jashtë mësimit. Kjo mvaret prej numrit të lajmërimeve. Në shkollat me strukturë ditore munden fëmijët shkollor p.sh. gjatë drekës të qëndrojnë në shkollë. Atyre ju ofrohet një drekë. Mas shkollës munden nën kujdestari t`i kryejnë detyrat e shtëpisë. Para fillimit të mësimit munden me ngrënë diҫka, të luajnë apo lexojnë. Këto oferta duhet të paguhen nga prindërit. Tarifat janë shpesh të mvarura nga të ardhurat e prindërve. Fëmiju mund të përfitoj nga kjo ofertë një apo më shumë ditë.
Familjet ditore
Familjet ditore (Tagesfamilien) janë familje, që fëmijët përgjatë një kohe të caktuar ditore (të shumtën tërë ditën) t`i marrinë pranë vetes. Kjo ofertë për kujdestari të fëmijëve është te prindërit në marrëdhënie pune shumë e kërkuar. Ka vende ndërmjetësuese, që gjatë kërkimit të një familje ditore ndihmojnë dhe informojnë mbi tarifat.
Kujdestare për foshnje / Situatat emergjente
Në Zvicër angazhohen shpesh të rinjët si kujdestarë të foshnjave në mbrëmje apo në fundjavë. Kryqi i kuq Zviceran (SRK|CRS) Bern posedon një listë me vende ndërmjetësuese për kujdestar për foshnja, të cilët e kanë bërë një kurs. Është e natyrshme që të rinjët të paguhen. Në raste të paparashikuara emergjente ofron Kryqi i kuq Zviceran (SRK|CRS) Bern përkujdesje për fëmijë. Shembull kur njëri prind duhet të shkoj në spital dhe askush tjetër nuk mund të përkujdeset për fëmijun. Kujdestaria kushton, disa sigurime shëndetësore i mbulojnë shpenzimet.