Me qenë prind

Me e edukuar një fëmijë, është me shumë përgjegjësi. Shumë prindër bëjnë aty këtu ndonjë pyetje, çka është e mirë për fëmijun e tyre. Shkëmbimi me prindërit e tjerë mund të jetë shumë i dobishëm. Përveç kësaj ka qendra të ndryshme për këshillim të cilat ndihmojnë.

Pikëtakimet

Ka oferta të shumta për nëna dha baba, që duan të shkëmbehen me prindërit e tjerë, apo që duan me fëmijën e tyre të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme. Disa oferta janë bërë posaçërisht, që prindërit zviceran dhe ata të huaj të ndërlidhin kontakte.
Për fëmijët e vegjël ka shumë oferta, te të cilat edhe prindërit vin në kontakt me njëri tjetrin. Prindërit-fëmiju-edukatë fizike (MuKi-/VaKi-/ElKi- Turnen) ofron lojë, kënaqësi dhe lëvizje për prindër me fëmijë të vegjël. Edukata fizike ofrohet në shumicën e komunave.
Në qendrat familjare, ofrohen gjëra të ndryshme për prindër dhe fëmijët e tyre.

Në pikat e takimit të shërbimit falas për këshillimin e nënave dhe baballarëve mund të takoni prindër të tjerë, të krijoni kontakte dhe të përdorni dhomat për ushqyerjen me gji, matjen e peshës, leximin dhe lojërat. Bibliotekat kanë oferta për fëmijë të vegjël dhe të mëdhenjë si dhe për prindërit e tyre.

E vlen gjithsesi, që të njoftoheni te komuna që banoni mbi ofertat e ndryshme në rajon.

Arsimimi për prindër

Në kantonin e Bernit munden prindërit që të bëjnë kurse për tema të ndryshme. Ka kurse, që posaçërisht përmbushin nevojat e emigranteve dhe emigrantëve. Kështu ka p.sh., kurse për sistemin shkollor zviceran. Disa kurse ofrohen edhe në gjuhë të huaja. Për ofertat mund njeriu të informohet në portalin për familje të kantonit, si dhe në shkolla apo komunen e banimit. Edhe për temen e lindjes ka oferta të ndryshme për parapërgatitje.

Në seancat e këshillimit falas në grup të cilat ofrohen nga shërbimi i këshillimit të nënave dhe baballarëve, ju mund të shkëmbeni ide për çështje aktuale familjare, të merrni sugjerime të vlefshme nga ekspertët dhe të krijoni kontakte të reja në rajonin tuaj.

Këshillimi për edukim

Kush ka pyetje për edukim të fëmijëve, mundet të drejtohet në këshillimore të ndryshme. Në të gjitha rajonet ka këshillimore për edukim. Ato ofrojnë me detyrë nga kantoni këshillime falas për familje me fëmijë. Tutje ofrojn këshillimoret për nëna dhe baba në komuna të ndryshme ndimë edhe për pytjet për foshnja. Te thirrjet urgjente të prindëve këshillojnë specialistët prindërit në telefon apo me E-Mail (telefoni 0848 35 45 55 (tarifa me telefon fiks), www.elternnotruf.ch).

Qendër këshillimi për nëna dhe baba

Shërbimi i këshillimit për nënat dhe baballarët ofron këshilla falas për të ushqyerit, kujdesin, zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve nga 0 deri në 5 vjeç. Këshilla ofrohet në një qendër këshillimi, nëpërmjet komunikimit me telefon ose në internet. Kontaktoni edhe nëse ju pengon mungesa e njohurive gjuhësore, ne do të gjejmë një zgjidhje!

Informacion mbi këshillimin e nënave dhe baballarëve në 16 gjuhë

Informacion dhe regjistrim: 031 552 16 16