Në Zvicër duhet njeriu të jetë 18 vjeç, për të guxuar të martohet. Kush don të martohet duhet të lajmërohet në komunën që banon në Zyrën e gjendjes Civile rajonale përkatëse për vendbanimin komunal, dhe duhet të bëhet kërkesa. Zyra e gjendjes civile e ndërmerr një procedurë për parapërgatitjen e martesës. Me këtë shikohet aftësia e partnerëve për martesë. Pas përmbylljes të parapërgatitjeve duhet të bëhet dasma mbrenda tre muajve. Zyra civile përkatëse informon saktësisht për procedurën dhe dokumentet e nevojshme. Nëse jeton njëri prej personave jashtë vendit, mundet të bëhet një kërkesë për ardhje për përgatitjen e martesës. Ҫiftet e gjinisë të njëjtë munden ta regjistrojnë partnerin e tyre deri më datë 30 qershor 2022, çka sjell me vete të drejta dhe detyrime të ngjashme me një bashkëshortësi. Nga 1 korriku 2022, mund të martohen edhe çiftet e së njëjtës gjini. Një bashkëshortësi e regjistruar që është lidhur më parë mund të shndërrohet në martesë.