Tërheqja e familjes

Anëtarët e familjes të personave, të cilët jetojnë në Zvicër, munden sipas rrethanave të vijnë në Zvicër. Kur të afërmit dhe të njofshmit dëshirojnë të vijnë në Zvicër, duhet të aplikojnë sipas vendit që vijnë për një vizë vizite.

Prurja e familjes

Parimisht ekziston mundësia, që edhe antarët familjar (të afërmit direkt apo partneri bashkëshortor) prej personit që jeton këtu të vijnë në Zvicër (prurja e familjes, Familiennachzug | Regroupement familial). Për cilët antarë të familjes mund të aplikohet, mvaret prej përkatsisë shtetërore dhe leje qëndrimit të aplikuesit për kërkesë. Edhe personat me një qëndrim kalimtar (letërnjoftim F) munden sipas rrethanave ta tërheqin familjen e tyre. Është e këshillueshme, që të bisedohet për parakushtet me një person profesionist. Informacione ju ofron zyra për shërbim të popullit (ABEV | OPOP), komuna apo zyrat për integrim. Kërkesat për prurjen e familjes duhet të bëhet te shërbimi kantonal për migrim. Banorët e qyteteve të Bernit, Biel dhe Thun duhet ta bëjnë kërkesen në zyrën e autortiteve të qytetit për banorë. Kujdes: Kërkesa për prurje të familjes duhet të bëhet mbrenda një kohe të caktuar.(Sipas rregullit brenda 1-deri 5 vjet nga data e hyrjes në Zvicër). Procedura te fëmijët është më e shkurtër se te personat e rritur (p.sh. partneri i bashkëshortësisë).

Parapërgatitja për martesë

Kush banon në Zvicër dhe dëshiron ta martoj një partnere apo partner që vie nga jashtë, mundet për parapërgatitje të martesës ta bëjë një kërkesë për ardhje ( Vorbereitung der Heirat). Kjo leje ju mundëson partnerës apo partnerit, që para martesës të vijnë në Zvicër dhe të martohen këtu. Zyra për Migrim dhe Integrim e kantonit (Amt für Migration und Integration) vendos për kërkesën dhe njofton për dokumentet e nevojshme dhe ecurin e saktë të procedurës.

Viza e udhëtimit

Për banoret dhe banorët e shumë vendeve nuk është e thjeshtë, që ta marrin një vizë udhëtimi për në Zvicër, shembull për të vizituar të afërmit. Mundet me qenë, që prej personave që jetojnë këtu të kërkohet të bëjnë një ftesë me shkrim dhe një garantim finanziar të detyruar (Verpflichtungserklärung | Déclaration de prise en charge). Përfaqësit Zvicerane jashtë vendit vendosin për kërkesën dhe njofton për dokumentet e nevojshme dhe ecurin e saktë të procedurës. Informacionet mund të merren edhe te zyra kantonalepër shërbim të popullit (ABEV | OPOP).