Bashkëjetesa në Zvicër

Secili vend ka të veçantat kulturore të vetat. Kështu ka edhe në Zvicër disa ligje të pashkruara, të cilat njeriu duhet t`i vërej. Mirëpo, këto ligje munden nga situatat e ndryshme të jenë të ndryshme.

Kultura të ndryshme

Zvicra është një vend i përzier me kultura të ndyshme. Kjo dhe shkaku i katër gjuhëve rajonale të ndryshme. Kështu nuk është e çuditëshme, që mentalitet në rajone janë shumë të ndryshme. Të përbashktat kulturore të Zvicrës gjermane nuk do të thotë të vlejnë edhe për Zvicrën franceze. Edhe dallimet në mes qyteteve dhe rajoneve të fshatit mund të jenë të mëdha. Megjithatë ka disa gjëra të përbashkta të vogëla.

Përshëndetjet

Gjatë përshëndetjes në Zvicër njeriu e jap dorën dhe shikon në sy, edhe në mes grave dhe burrave. Përshëndetja formale në Bern është "Grüessech" në gjermanishten e Bernit, dhe "Bonjour-mirëdita" në gjuhën frënge (në mes shokëve ka tjera forma të përshëndetjes, si "Hallo-Tung" oder "Tschou" në gjermanisht apo "Salut" në frëngjisht). Në disa rajone ka edhe tjera forma të përshëdetjes. Kush nuk është i sigurt është më s` miri me përshëndet "Grüessech" apo "Bonjour-mirëdita". Në rajonet e fshatrave përshëndet sipas rregullit njeriu në rrugë, edhe kur dikend nuk e njeh. Të rëndësishme janë edhe shprehjet "faleminderit" dhe "të lutem": p.sh. në shitore dhe restorane është gati si një ritual, që njeriu shumë herë thotë"faleminderit" dhe "të lutem".

Përpikëria

Te Zviceranët e famshëm përpikëria nuk ka të bëjë vetëm me një klishe. Nëse njeriu vonohet më shumë se 5 minuta, duhet njeriu të lajmëroj vonesen me telefon. Posaçërisht në vendin e punës përpikëria ka shumë rëndësi. Edhe 5 minuta trajtohen si vonesë. Nëse njeriu vonohet duhet ta lajmëroj shefin dhe bashkëpuntorët me kohë. Nëse njeriu don të takohet me dike privatisht, normalisht e bënë më parë një termin. Vizitat e pa paralajmëruara nuk bëhen sipas rregullit edhe në rrethin privat.

Komunikimi

Në Zvicër shprehet njeriu për gjëra të pakëndëshme shpesh indirekt. Shumë partner të bisedave shprehin kritikë vetëm mfsheftas dhe mfshihen pas frazave. Me e kuptue njëri tjetrin mirë nuk është gjithëherë e lehtë, para s` gjithash, kur njeriu (ende) nuk e ka një gjuhë të përbashkët. Shprehit e komunikimit edhe në Zvicër janë prej njeriut te njeriu të ndryshme. Mirëpo, njeriu mundet me thënë në përgjithësi se mirësjellja vlerësohet shumë. Megjithë që, ka persona që shumë direkt dhe qartë shprehen, mirëpo edhe të tjerë, të cilët e shmangin biseden direkte. Këta shpesh kritiojnë msheftas. Megjithatë, nganjë presin, që kjo kritikë të pranohet. Kjo nuk është e lehtë, dhe mund të shpie te keqkuptimet. Me dëgjue mirë bashkëfolësin, me përsërit atë ҫka dëgjon dhe me shtrue pytje nëse diҫka nuk kupton, mundet me i shmang keqkuptimet.