Orari i punës / ditët festive

Në Zvicër janë pothuajse të gjitha shitoret në ditën e diel të mbyllura. Përjashtim bëjnë shitoret në stacionet e trenit dhe pompat e benzinës. Ditët festive janë të rregulluara me ligj në kantone.

Ditët festive

Ditët festive janë me ligjin për punë të rregulluara dhe të njëta si ditët e diela. 1 gushti (dita festive nacionale) është në të gjithë Zvicrën me ligj një ditë festive. Ҫdo kanton mundet edhe ditë të tjera zyrtarisht t`i vendos si ditë festive. Në kantonin e Bernit janë me ligj këto ditë festive: Viti i ri (1 janar),dita e Berchtoldit (2. Janar), Karfreitag (e premtja para pashkëve), e hëna e pashkëve (e hëna pas pashkëve), (e enjte 40 ditë pas të dieles të pashkëve), e hëna- pfingst (50 ditë pas pashkëve), festa nacionale (1. gusht), kërshëndellat (25 dhjetor), dita e Shtefanit (26. dhjetor).

Orari i punës në shitore

Orarët e punës në shitore janë kantonalisht të ndryshme. Në kantonin e Bernit vlejnë këto orare të punës:- e hënë deri e premte 6 deri në ora 20 - e shtune prej 6 deri në ora 17 (vlen edhe për ditët para festave) Një herë në javë është e lejuar shitja në mbrëmje deri në ora 22. Të dielen janë shumica e shitoreve të mbyllura. Përjashtim bëjnë shitoret në stacionet e trenave- pompave të benzinës, që normalisht janë 7 ditë të hapura dhe në të shumtën e rasteve hapen më herët dhe mbyllen më vonë se të tjerat. Të gjitha shitoret e tjera munden dy herë në vit të dielave apo në ditë festive të hapen.

Orari i punës në administratën publike

Oraret e administratës kantonale janë të ndryshme. Përgjithësisht janë prej të hënes deri të premtën paradite dhe pasdite të hapura, kurse përgjatë kohës të mesditës të mbyllura. Orari i punës i administratës nëpër komuna është shumë i ndryshëm. Para së gjithash në komunat e vogla mundet me qenë orari i punës i kufizuar. Është e këshillueshme në çdo rast, më parë përmes internetit apo telefonit të njoftohesh për orarin e punës, se kur janë sportelet e hapura.