Llojet e lejës
Kush gjatë qëndrimit në Zvicër punon apo qëndron më shumë se tre muaj, i nevojitet për këtë një leje. Komuna e banimit është vendi i parë pothuajse për të gjitha pytjet për leje qëndrim në Zvicër. Ajo i dërgon kërkesat për leje qëndrim në shërbimin për migrim. Shërbimi për migrim merr vendimet. Ka dallime në mes lejeve të shkurtëra të qëndrimit (deri 1 vit), leje qëndrimi ( varet nga nacionaliteti të kufizuara në një vit apo pesë vite) dhe leje qëndrimi (të pa kufizuara) dhe lejet për kalimin e kufinjëve.
-
Leja e shkurtër e qëndrimit (L): (letërnjoftimi L, Ausweis L | livret L): Kjo leje është për personat, të cilët për një kohë të caktuar (më s`shumti një vit) për një arsye të caktuar jetojnë në Zvicër. Në përgjithësi banoret dhe banorët nga shtetet EU-/EFTA, që mund ta dëshmojnë një marrdhënie pune prej 3 muaj deri në një vit (kontratë pune), kanë të drejtën e kësaj leje.
-
Leja e qëndrimit B: (letënjoftimi B, Ausweis, Ausweis B,| livret B): Kjo leje është për personat, të cilët kanë qëndruar gjatë në Zvicër. Shumica e banoreve dhe banorëve prej shteteve të EU/EFTA, kanë një të drejtë për këtë, nëse mund ta dëshmojnë, që më shumë se një vit punojnë në Zvicër (Arbeitsvertrag|contrat de travail). Leja e qëndrimit u ndahet banoreve dhe banorëve të EU/EFTA për pesë vite. Për personat nga shtetet e tjera është leja e vlefshme për një vit. Pastaj duhet të bëhet kërkesa për vazhdim . Vazhdimi mundet te këta persona të ndërlidhet me kushte, p.sh. shkuarja në një kurs të gjuhës gjermane. Të drejtën për vazhdim të leje qëndrimit nuk mund ta kenë të gjithë. Arsyet, që flasin kundër një vazhdimi mund të jenë, p.sh. shkelja e ligjit apo mvarësia financiare. Edhe refugjatët të pranuar e marrin vizën-B.
-
Leja me vendqëndrim (C): Këtë leje e merr njeriu pas 5 apo 10 vite qëndrimi në Zvicër. Kjo leje me vendqëndrim nuk mund të ndërlidhet me kushte.
-
Pranime të përkohshme (F): Këtë leje e marrin kërkuesit e azilit, të cilët nuk pranohen si refugjatë, mirëpo merren përkohësisht. Leja duhet çdo vit të vazhdohet.