Këmbë apo me biçikletë (Velo|vélo) përgjatë rrugës
Qytetet e Bernit dhe komunat janë për ngasësit e biçikletave dhe këmbësoreve atraktive, dhe posaçërisht relativisht të sigurta. Për rrugë të shkurtëra hjekin dorë shumica prej veturave. Ka në shumë vende rrugë apo korsi speciale për biçikleta. Këmbësoret apo këmbësorët kanë te vendkalimi për këmbësor përparësi kundrejt çdo automjeti (përveç kur kalimi i rrugës është i rregulluar me semafor). Kantoni i Bernit ofron shumë rrugë të bukura për shëtitje dhe shtegëtim, të cilat mund të njihen në kohën e lirë. Rrugët për shtegëtim janë të shënuara me ngjyrë të verdhë.