Rregullat e komunikacionit
Rregullat e komunikacionit në Zvicër kanë një vend të posaçëm për ngaset dhe ngasësit e veturave. Dënimet në krahasim me vendet e tjera janë shumë të larta. Te shkelja e madhe e rregullave mundet me çue deri te marrja e patentshoferit.
Disa rregulla të rëndësishme:
- Shpejtësia më e madhe e lejuar mbrenda vendbanimit: 50 km/h; jashtë vendbanimit: 80 km/h, Autostrada: 120 km/h
- Në autostradë tejkalimi nga ana e djathtë është e ndaluar
- Dritat duhet të jenë edhe gjatë ditës të ndezura
- Të gjithë personat në veturë duhet të lidhen
- Fëmijët duhet në një ulëse për fëmijë të ulen (deri në 12 vjeç apo te një gjatësi prej 150 zentrimetrash)
- Gjatë ngasjes është telefonimi vetëm me zmadhues i lejuar
- Ngasja nën ndikimin e alkoolit-apo drogës është e dënueshme (kufiri promil 0.5)
- Këmbësoret dhe këmbësort në vendkalimin për këmbësor kanë gjithmonë përparësi (përveç nëse kalimi është përmes një semafori i rregulluar)