Vërejtjet dhe mbledhja e borxhit
Kush nuk e paguan një faturë me kohë, e merr në rastin normal një vërejtje të parë dhe të dytë (Mahnung|Rappel). Kreditorët e kanë mundësin në çdo kohë, të bëjnë në zyrën e përmbaruesit një paraqitje për mbledhje të borxhit (Betreibung|Poursuite). Në këtë rast merr borxhlikja apo borxhliu një urdhër për pagesë nga zyra përgjegjëse e përmbaruesit për borxhlinjë (Betreibungsamt | Offfice des poursuites). Me këtë shtohen taksat. Kush është i mendimit, se nuk është e drejtë mbledhja e borxhit ndaj tij, mundet me një person për drejtësi (Rechtsvorschlag | Opposition) të mbrohet te zyra e përmbaruesit për mbledhjen e borxhit. Kujdes: Kjo zyrë mundet me bërë sekuestrimin e rrogës apo të gjërave me vlerë. Përveç kësaj borxhet regjistrohen në regjistrin për borxhe te përmbaruesi(edhe kur njeriu në fund ka paguar). Kjo mundet ndër të tjera të paraqes problem gjatë kërkimit të punës apo banesës.