Faturat sipas rregullit dërgohen për tu paguar përmes postës me një fletëpagesë. Ka tri mundësi për t`i paguar:
- E- Banking: Pagesa përmes internetit është shumë e përhapur dhe e sigurt.
- Në sportel: Me fletëpagesë mundet njeriu me para të gatshme të paguaj në postë. Kush ka një konto në postë, mundet prej konto direkt të paguaj. Klientet dhe klientët e bankës munden në sportel të bëjnë pagesat.
- Përmes postës: Për tu bërë pagesat munden të dërgohen edhe me letër në bankë apo në postë. Informacione më të përafërta ju ofrojnë banka apo posta. Mundësit për pagesë për faturat e përsëritëshme:
Zbritja dhe bërja e pagesave (Zbritja direkte nga Konto, Lastschriftverfahren/ LSV |Le système de recouvrement direct ) është e rahatshme, me këtë ndodh pagesa e faturave automatikisht nga kontoja. Informacione për këtë japin dërguesit e faturave apo banka/posta.
Nëse shuma për pagesë në faturë është gjithnjë e njëjtë (p.sh. qiraja), mundet njeriu në bankë apo postë ta bëjë një marrëveshje në vazhdimësi për pagesë (Dauerauftrag | Ordre permanent), kështu që pagesat me marrëveshje bëhen rregullisht mvarsisht ku e ke konton nga banka apo posta.
Faturat kanë gjithmonë një kohë të caktuar për pagesë. Nëse nuk ju pëmbahemi kësaj kohe, si pasoj mund të ketë: : Një regjistrim në zyrën e përmbaruesit për borxhe.