Papunësia

Në parim, të gjithë të punësuarit që jetojnë në Zvicër janë të siguruar kundër papunësisë. Ata që mbeten të papunë zakonisht marrin mbështetje financiare për një periudhë të caktuar kohe. Personat e papunë mund të regjistrohen personalisht në qendrën rajonale të ndërmjetësimit për punë (RAV | OPR) ose elektronikisht përmes platformës online www.arbeit.swiss. Kjo do t'ju ndihmojë kur kërkoni punë.

Sigurimi i të papunëve

Sigurimi i të papunëve (ALV | AC) është një sigurim shtetëror dhe për të gjithë të punësuarit i detyrueshëm. Shumat mujore zbriten direkt nga rroga, punëdhënësi merr gjysmën përsipër. Të pavarurit nuk munden të sigurohen te sigurimi i të papunëve. Kush mbet pa punë, merr prej një kase për të papunët një pagë mujore zëvendësuese para për të papunët, (Arbeitslosengeld | allocation chômage). Nëse, kur, dhe në çfarë shume paguhen parat për të papunët, mvaret prej shumë faktorëve. Për shembull, sa gjatë ka punuar njeriu, apo për çfarë arsye ka mbetur i pa punë.

Veprimi gjatë papunësisë

Nëse jeni të kërcënuar nga papunësia, regjistrohuni sa më parë të jetë e mundur, por jo më vonë se në ditën e parë të papunësisë.

Qendra rajonale e ndërmjetësimit për punë

Qendra rajonale e ndërmjetësimit për punë (RAV | OPR) ndihmon në atë, për ta gjetë përsëri shpejt një punë. Bisedat këshilluese në RAV janë të detyrueshme, kur njeriu tërheq para për të papunët. RAV | OPR ofron kurse dhe programe për të përmirësuar kushtet e tërheqjes së tregut të punës. Në kushte të caktuara, këto mund të vizitohen edhe nga persona që nuk kanë të drejtë për përfitime papunësie. Edhe personat që nuk kanë punuar kurrë në Zvicër dhe janë në kërkim të një pune mund të regjistrohen në RAV | OPR. Por këta persona nuk do të marrin para.

Përfitimet në rast papunësie

Përfitimet e papunësisë (ALE) janë një mbështetje financiare për punëkërkuesit që janë të regjistruar në RAV | OPR dhe kanë të drejtë të kërkojnë këto përfitime. Ky përfitim i paguhet direkt klientit të RAV|OPR nga fondi përkatës i sigurimit të papunësisë.