Mbështetja dhe këshillimi
Për situata të vështira personale apo familjare, ka në Zvicër shumë persona të specializuar të cilët ndihmojnë. Sigurimi bazë (Grundversicherung | assurance de base) e paguan trajtimin te sëmundjet psiqike te njerëzit e spezializuar të çertifikuar me ligj si psikiatret dhe psikiatrit. Qëndrimet në klinikë po ashtu paguhen. Kush ka probleme, mundet falas me ju drejtue këshillimoreve anonime. Kështu këshillon Dora e Zgjatur (Dargebotene Hand | la Main tendue) përmes telefonit, E- Mailt apo chat (telefon 143, www.143.ch). Mirëpo edhe mjekja apo mjeku familjar munden të ndihmojnë. Kur një person është akut i rrezikuar, që vetes apo tjetrit mund t`i bëjë diçka, duhet të veprohet shpejt. Në këto raste urgjente ndihmon policia (telefoni 117).