Shërbimit mjekësore

Kush sëmuret apo ka një aksident, duhet në të shumtën e rasteve s`pari të shkoj te mjeku familjar. Te sëmundjet e lehta apo aksidentet njeriu merr ndihmë edhe në barnatore. Vetëm te aksidentet vërtetë të rënda duhet njeriu të shkoj direkt në spital.

Barnatoret

Barnatoret shesin barna për të cilat duhet të kesh detyrimisht (recept prej mjekëve) dhe të gjitha barnat e tjera. Te një sëmundje e lehtë propozohet, që njeriu të shkoj më parë në barnatore. Farmacistja dhe farmacisti janë të arsimuar mirë dhe këshillojnë klientet dhe klientët e tyre. Një barnatore për raste emergjente është çdo herë e hapur, kështu njeriu merr edhe në raste emergjente barna. Se cila barnatore për raste emergjente është e hapur, e kupton njeriu përmes këtyre numrave të telefonit:

  • Bern: 0900 98 99 00 (0.98 FR/min.)
  • Biel: 0842 24 24 24
  • Thun: 0900 36 36 36 (0.88 FR/min.)

Mjeku familjar / mjeku i fëmijve

Në Zvicër e kanë shumë persona një mjek familjar (Hausarzt | médecin de famille). Ky e njeh ecurin personale të sëmundjes dhe është te problemet medicinale personi i parë kontaktues. Për fëmijë ka mjeke dhe mjek të fëmijëve. Nëse është e nevojshme, i udhëzon mjeku pacientët te mjekët specialist në fushë të caktuar apo në spital. Direkt në spital duhet të shkoj njeriu vetëm në raste emergjente të rënda. Për të gjitha emergjencat e tjera, ka jashtë orarit të punës të mjekëve një numër për raste emegjente në kantonin e Bernit. Ky nummer, linjë është 24 orë i hapur 0900 576 747 ( FR.-1.98/min.).

Mjeku i dhëmbëve

Mjekimi i dhëmbëve sipas rregullit duhet të paguhet vetë. Mirëpo ekziston mundësia, me e bërë një sigurim shtesë, që e mbulon trajtimin e dhëmbëve. Fëmijët që shkojnë në shkollë e kanë të drejtën për kontroll të dhëmbëve një herë në vit. Informacione për këtë jep shkolla.

Spitali / stacionet për raste emergjente

Kur dikush duhet të shtrihet në spital (Spital | hôpital), në shumicën e rasteve udhëzohet nga një mjeke apo mjek. Përjashtim bëjnë aksidentet e rënda, te të cilat njeriu duhet direkt të shtrihet në një stacion spitalor për raste emergjente. Nëse situata është e rrezikshme për jetë apo pacienti duhet të merret, duhet njeriu të thërras në numrin emergjent 144. Te rastet më pak të rënda është mjekja apo mjeku familjar përgjegjës.

Përkujdesja në shtëpi

Të sëmurit apo nevojtarët për përkujdesje, të cilëve ju nevojitet në shtëpi mbështetje, munden t`i marrin shërbimet nga spitali ekstern për përkujdesje ndaj të sëmurëve (Spitex | service de soins à domiciles externes). Personat e arsimuar në fushën përkatëse shkojnë në shtëpi te pacientet dhe pacientët për përkujdesje ndaj tyre, apo me iu ndihmuar në punët e shtëpisë. Kjo ofertë ju drejtohet personave që për shkak të sëmundjes, aksidentit, pleqërisë, komplikimet në shtatzënësi apo pas lindjes kanë nevojë për mbështetje. Pjesërisht mbulohen shpenzimet nga sigurimi bazë (Grundversicherung | assurance de base). Përveç shoqatës spitali ekstern Bern (Spitexverband | association Spitex) ka një numër të madh të ofertuesve privat.