Shtatzënësia / lindja

Gratë shtatzëna nuk duhet t`i paguajnë vet kontrollat e nevojshme. Edhe shpenzimet e lindjes i merr përsipër sigurimi bazë. Pas lindjes munden prindërit të këshillohen falas.

Shërbimet shtatzënësia dhe lindja

Shërbimet medicinale në lidhje me shtatzënësin dhe lindjen mbulohen nga sigurimi shëndetësor bazë (Grundversicherung | Assurance de base). Këtu bëjnë pjesë kontrollat e rregullta para lindjes, lindja vetë dhe përkujdesja e nevojshme më pastaj. Gratë shtatzëna duhet me kohë të drejtohen te një mjeke, mjek apo mami. Spitalet dhe mamit ofrojnë kurse për parapërgatitje për lindje (Geburtsvorbereitungskurs | Cours de préparation à l'accouchement). Ka kurse speciale për emigrante dhe emigrant. Lindja mund të bëhet në spital, në një shtëpi për lindje apo në shtëpi.

Pas lindjes

Në Zvicër është e zakonshme, që prindërit pas lindjes të këshillohen. Për këtë ka këshillimore për nëna dhe baba (Mütter-und Väterberatungsstelle| Centre de puériculture). Kjo ofron informacion falas mbi zhvillimin, ushqyerjen, kujdesin dhe edukimin e fëmijëve të moshës 0-5 vjeç.
Këto këshillimore të njoftojnë për zhvillimin, ushqimin dhe përkujdesjen për foshnje. Këshillimet janë falas. Për kontrollat e mëpastajme të nevojshme për nënën dhe foshnjen informojnë mjeku, mjekja, apo mamia. Është shumë e rëndësishme, që fëmiju më s`voni tre muaj pas lindjes të sigurohet kundër sëmundjeve dhe aksidentit sigurimi bazë, sigurimi për aksident (Grundversicherung |Assurance de base, |Unfallversicherung, | assurance accident). Më s`miri është që njeriu ta bëjë këtë që para lindjes.

Vaksinimi

Është e preferueshme, që njeriu me kohë t`i vaksinoj fëmijët kundër disa sëmundjeve. Vaksinimi nuk është i detyruar. Shpenzimet për vaksinimet e propozuara i merr sipas rregullit sigurimi bazë. Mjekja e fëmijëve apo mjeku i fëmijëve, apo këshillimorja për nëna dhe baba informojnë për vaksinim.

Ndërprerja e shtatzënësisë

Në Zvicër është e lejueshme ndëprerja e shtatzënësisë në tre muajt e parë. Pas kalimit të javës të 12 të shtatzënësisë është një abort i mundshëm, vetëm nëse rrezikohet shëndeti fizik apo psiqik i gruas. Këtë duhet ta vendos një mjeke apo mjek. Kush e mendon një ndërprerje të shtatzënësisë, ka të drejtë për një këshillim falas. Gratë E reja nën 16 vjeç duhet të drejtohen te një këshillimore e specializuar. Shpenzimet për të gjitha shërbimet mjekësore mbulohen prej sigurimit bazë.