Sistemi i sigurimit
Në Zvicër duhet të gjitha banoret dhe banorët të sigurohen kundër aksidentit dhe sëmundjes. Kush vie në Zvicër, duhet ta bëjë sigurimin në tre muajt e parë. Fëmijët duhet mbrenda tre muajve pas lindjes të sigurohen. Shërbimet e sigurimit obligativ janë me ligj të rregulluara. Të gjithë të siguruarit e kanë të drejtën e njëjtë të trajtimit mjekësor.