Shkolla e detyruar

Shkolla e detyruar ju ofron fëmijëve një arsimim bazë, që atyre ju mundëson ngritjen në arsimime tjera të mundëshme. Shkollat publike janë falas.

Me e lajmërue fëmijun

Për punën në shkollat publike janë komunat përgjegjëse. Për ta lajmëruar një fëmijë në shkollë, drejtohet njeriu ose në komunën ku banon apo direkt te udhëheqësia e shkollës në shkollë.

Nivelet shkollore

Shkolla e detyruar është e ndar në tri nivele të njëpasnjëshme:

  • Niveli i parë përfshinë kopshtin parashkollor dhe dy vitet e para të shkollës fillore. Kopshti parashkollor zgjatë sipas rregullit dy vjet. Këtu ka edhe modelin të nivelit bazë (Basisstufe | Cycle élementaire). Aty mësohen fëmijët me moshë të ndryshme.
  • Shkolla fillore e ulët përfshin klasën e 3. deri në klasën e 6. Shkolla informon fëmijët dhe prindërit në klasën e 5 mbi procedurat e kalimit në shkollën fillore të lartë.
  • Niveli shkollor i lartë (sekundarstufe I-niveli sekundar I) zgjatë 3 vjet. Në nivelin e shkollës fillore të lartë ka tri lloje të shkollave (shkolla reale, sekundare dhe në disa komuna shkolla speciale sekundare. Aty kërkohen rezultate të ndryshme.

Fëmijë që nuk flasin gjermanisht apo frëngjisht, mbështeten special në të gjitha nivelet e shkollës. Informacione të shumta për shkollën e detyruar gjeni në broshura të ndryshme kantonale.

Shkollat / Private dhe Publike

Shkollat publike janë falas. Djemët dhe vajzat mbajnë mësim s`bashku. Mësimi është për nga besimi neutral. Shumica e fëmijëve dhe të rinjëve e absolvojnë shkollimin e detyruar në një shkollë publike (95%). Ka edhe shkolla private. Nëse prindërit i dërgojn fëmijët e tyre në një shkollë private, zakonisht i bartin shpenzimet vetë.

Të drejtat dhe detyrat e prindërve

Shkolla është e obliguar, që prindërit t`i informoj për fëmijun e tyre për përditshmërin shkollore dhe rezultatet në mësim. Për këtë bëhen biseda të rregullta për gjendjen e arritshmëris në mësim (në mes personelit mësimor dhe prindërve), mbrëmjet për prindër ( informacionet e shkollës për prindër) dhe organizimet me informacione të ndryshme. Këto janë në përgjithësi për prindër obligative. Nëse në këto takime nuk mund të marrin pjesë të dy prindërit , ata duhet të ҫlajmërohen. Prindërit duhet të shikojnë megjithatë se si t`i marrin informacionet. Vendimet e rëndësishme (p.sh. kalimi në nivelin sekundar I) bisedohen me prindërit dhe fëmijun. Prindërit janë përgjegjës që fëmiju të shkoj në shkollë rregullisht. Nëse fëmiju nuk mund të shkoj në shkollë (p.sh sëmundja), duhet prindërit për këtë ta informojnë shkollën. Ata po ashtu duhet të kujdesën, që fëmijët e tyre në shtëpi ta kenë një vend të qetë, nëse fëmijët i bëjnë detyrat e shtëpisë apo duhet të përgatiten për një test. Nëse prindërit punën shkollore dhe detyrat e shtëpisë, i shikojnë rregullisht dhe tregojnë interesim, kështu mbështesin fëmijën e tyre. Për personat, të cilët nuk e njohin sistemin arsimor në Zvicër ka organizime informative speciale, shpesh edhe në gjuhë të tjera përveç gjermanisht.

Pyetje / mbështetje

Te pyetjet për shkollë, duhet prindërit gjithmonë s`pari me u drejtue te personi mësimor. Ky mund të ndihmoj tutje, kur prindërit kanë nevojë për mbështetje. Edhe personi mësimor u drejtohet s`pari prindërve, nëse ka përshtypjen që fëmijut i nevojitet diçka apo ka ndonjë pyetje. Në përgjithësi është me rëndësi, që prindërit të kërkojnë kontakt me personin mësimor për të punuar ngusht s`bashku. Te paraqitjet e vështërsive psiqike apo sociale, mundet këshillimi për edukim (Erziehungsberatung | Service psychologique pour enfants et adolescents) fëmijëve dhe prindërve të tyre tu ofroj ndihmë falas.