Sistemi Arsimor

Sistemi arsimor Zviceran njihet ashtu, që ka mundësi të vazhdueshme pesonale të zhvillimit të mëtejm. Një vend me vlerë të posaçme ka arsimimi për profesione. Kjo ofron bazën për arsimim të mëtejm apo bile edhe për një studim në shkollat e larta.

Ndërtimi / Përgjegjësit

Në Zvicër bëhet dallimi në mes tri niveleve të ndërtimit arsimor:

  • Shkolla obligative (Shkolla fillore nëntë vjeçare: kopshti parashkollor, shkolla fillore e ulët dhe niveli Sekundar I) Arsimimi bazë për profesion apo shkollat e mesme (Sekundarstufe II | degré secondaire)
  • Shkollat e larta/universitetet dhe arsimimi profesional i lartë (Tertiärstufe | Degré tertiaire)

Për të tri nivelet është shteti përgjegjës, detyrat dhe përgjegjësit janë të ndara mbi federatën, kantone dhe në komuna. Për këtë munden shkollat dhe sistemet shkollore në mes të kantoneve të kenë dallim. Ka edhe kopshte parashkollore dhe shkolla private. Mësimi privat është i mundur me kushte të përcaktuara.

Detyrimi shkollor

Shkolla e detyruar zgjatë në kantonin e Bernit 11 vjet. Kjo fillon sipas rregullit, kur fëmiju t`i mbush 4 vjet. Kur fëmijët pa arsye dhe pa paralajmërim nuk shkojnë në shkollë, prindërit munden të gjobiten. Të rinjët e adhur deri në 16 vjet kanë detyrim të vijojnë shkollën. Ata kanë të drejtë, dhe përgjatë vitit shkollor të vijojnë shkollën e obligueshme. Nuk ka dallime në kanton në mes pjesës frënge dhe gjermanofolëse. Më shumë informacione për kopshtin parashkollor -dhe vijimin në shkollë gjen njeriu në komunen ku banon apo në portalin e shkollës.

Arsimimi pas shkollimit të detyruar

Pas shkollës të detyruar absolvojnë gati të gjithë të rinjët një arsimim tjetër. Ka mundësi të shumta. Më s`miri informohet njeriu në këshillimoren pë profesione -dhe në qendrat informative (BIZ | OP). Posaçërisht shpesh vendosin të rinjët për një profesion me arsimim bazë (Berufslehre | Apprentissage). Arsimimi bazë ofron më vonë hyrjen në arsimimin profesional të lartë. Kush përgjatë shkollimit apo më vonë bënë një maturë profesioni (Berufsmaturität | maturité professionnelle) mundet më vonë ta vazhdoj një shkollë të lartë. Përafërsisht 20 përqind e të rinjëve absolvojnë një maturë gjimnazi, e cila shpie direkt në një universitet për studime.

Bursat

Me bursa (Stipendien | bourses) munden edhe personat me pak para të absolvojnë shkolla apo arsimime në profesion. Ka të bëjë me mbështetjen për pagesë për arsimim pas shkollës të obliguar. Edhe të huajat dhe të huajt që jetojnë në Bern, munden sipas rrethanave të përfitojnë prej bursave. Kjo mvaret prej përkatësis shtetërore, lejeqëndrimit të nxënësit, të studentit apo të prindërve. Njoftime të tjera ndan administrata kantonale sektori për bursa për arsimim.