Universitetet / shkollat e larta

Zvicra njeh tri lloje të shkollave të larta. Universitetet, shkollat e larta pedagogjike dhe shkollat e larta profesionale. Për pranimin me dëftesa të maturës për të huajt duhet njeriu të njoftohet direkt vetë në shkollat e larta.

Sistemi shkollor i lartë

Në shkollat e larta të Zvicrës dallon njeriu universitetet, si dhe shkollat e larta teknike, shkollat e larta pedagogjike dhe shkollat e larta profesionale (Tertiärstufe | Degré tertiaire). Në shkollat e larta profesionale bëhet mësim i orientuar praktikisht kurse në universitete më tepër i orientuar teoretikisht. Të dy llojet e shkollave janë të barabartë dhe të formuar me sistemin europian Bologna. Ato përmbyllen me një Bachelor apo Master dhe janë të pranuara në Evropë.

Pranimi

Sipas shkollës të lartë vlejnë kushte të tjera pranimi. Me dëftesa të maturës zvicerane, pranimi në shkollat e larta është i garantuar. Maturat e përfunduara jashtë vendit nuk pranohen çdoherë. Për pranim për të studiuar duhet njeriu direkt të drejtohet te shkollat e larta (universitet/shkollat e larta profesionale), ku njeriu dëshiron të studioj. Zakonisht vëhet si parakusht njohuri shumë të mira në gjuhën gjermane apo frënge. Përjashtim bëjnë disa drejtime për studim, që komplet ofrohet oferta për studim në gjuhën angleze. Shërbimet këshilluese të Bernit për shkolla të larta profesionale, ju informojnë falas për mundësit e ndryshme për studime në nivelin terciar.

Arsimimi profesional i lartë

Pranë shkollave të larta në Zvicër edhe arsimimi profesional i lartë (höhere Berufsbildung) është një rrugë e preferuar me u arsimuar tutje. Kjo ju mundëson njerëzve në profesion përkatës një specializim dhe thellim të njohurive, po ashtu marrjen e detyrave udhëheqëse. Arsimimi i lartë profesional përngjitet në arsimimin bazë profesional (Berufslehre | Apprentissage). Për këtë nuk nevojitet matura. Shërbimet këshilluese dhe qendrat informative (BIZ | OP) informojnë falas për mundësit e ndryshme.