Sigurimi i pensionit në pleqëri (1. Säule | 1er pilier)
Sigurimi i pensionit në pleqëri (Alters- und Hinterlassenenversicherung, AHV | assurance-viellesse et survivants, AVS) është një institut shtetëror. Shumica e personave të rritur duhet për këtë të paguajnë. Shumat zbriten te të punësuarit ҫdo muaj direkt nga rroga, punëdhënësi merr përsipër gjysmën. Të pavarurit apo personat pa vend pune duhet të njoftohen në filialet në komunë e banimit (AHV-Zweigstelle der Wohngemeide | l’agence AVS de votre lieu de domicile) si duhet t`i paguajnë kontributet e tyre. AHV ju paguan pensionerëve një pension në muaj. Lartësia e pensionit mvaret prej shumës e cila ëshë paguar. AHV i mbështetë edhe në rast vdekje bashkëshortët dhe fëmijët e personit të vdekur (Pension për të veja dhe jetimët). Secili dhe secila posedon një letërnjoftim -AHV me numrin e sigurimit personal.