Pagesa e pushimit të nënave
Gratë, që janë të punësuara kanë zakonisht të drejtë pas lindjes të fëmijut për pushim me pagesë (Mutterschaftsurlaub | congé maternité ) prej 14 javësh. Në këtë kohë ju paguhet atyre zakonisht 80 përqind e pagës. Ato që nuk punojnë apo ato që janë të pa afta për punë duhet të shkojnë te kasa e kompensimit caktuar për sigurime si AHV në kantonin e Bernit (Ausgleichskasse des Kantons Bern | caisse de compensation du canton de Berne) dhe të njoftohen se a e gëzojnë edhe ato këtë të drejtë. Këtu ka rregulla speciale. Përgjatë tetë javët e para pas lindjes nënat nuk guxojnë të punojnë (mbrojtja e nënave).