Sigurimi shëndetësor me përkujdesje (sigurimi bazë)
Të gjitha banoret dhe banorët në Zvicër duhet patjetër vetë ta bëjnë një sigurim shëndetësor me përkujdesje -sigurim bazë, (Grundversicherung | assurance de base). Kush vendoset në Zvicër, ka për këtë tre muaj kohë. Nëse njeriu sëmuret në këtë kohë ende pa e përmbyll sigurimin, shpenzimet e bëra kërkohen më pastaj. Sigurimi bazë ofrohet prej shumë sigurimeve shëndetësore private (Krankenkassen | caisses-maladies privées). Zgjedhja e një sigurimi shëndetësor është e lirë. Sigurimet shëndetësore duhet t`i marrin të gjithë personat që jetojnë në Zvicër. Të siguruarit paguajnë një shumë mujore. Këto shuma janë të ndryshme dhe të larta sipas sigurimit shëndetësor, modelit të sigurimit, për këtë e vlen të krahasohen ofertat. Sigurimet shëndetësore mundet njeriu vetëm një herë në vit t`i ndërroj (nëntor). Sigurimi bazë nuk i merr vetëm shpenzimet kur njeriu është i sëmurë, ai e paguan edhe shtatzënësin dhe lindjen. Shërbimet janë të rregulluara me ligj. Kujdes: Shpenzimet për mjekimin e dhëmbëve apo syzet zakonisht duhet të paguhen vetë.